Shqipëri: Deputeti Paloka qëllon Ramën me bojë në fytyrë (VIDEO)

138

Deputeti Edi Paloka qëlloi me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi.

Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë Kryeministrin Edi Rama.

 

Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.