Shqipëri, regjistrohen dy tërmete

Mëngjesin e sotëm qyteti i Korçës në Shqipëri është zgjuar me lëkundje tërmeti. Kanë qenë dy lëkundje me një magnitudë relativisht të lehtë që kanë ndodhur rreth orës 04:30.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri, lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 3.7 të shkallës Righter dhe ka pasur epiqendër në Korçë.Pas kësaj lëkundjeje, është regjistruar një tjetër me magnitudë që ka ardhur në ulje, në të njëjtën epiqendër.

Reklame

Lëkundja është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në pjesët jugperëndimore të vendit tonë me intensitet prej III ballëve sipas shkallës Makrosizmike evropiane, njoftojnë nga Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetin matematiko-natyror në Shkup.