Shqipëri shkon në dhjetë numri i prekurëve nga koronavirusi

Ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga covid 19 në vend, këtë e konfirmon ministria e shëndetësisë.

“Janë testuar 114 rate te dyshuar, 10 pozitive, dy të cilët ishin në Itali, 6 në kontakt me të sëmurët dhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me ta. Ata kanë histori udhëtimi në Milano. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit.

Reklame

Masat që po marrim është karantinimi i detyrueshëm”, tha zëvëndes ministrja Rakacolli.

Rakacolli tha se e mira është që të shmangen lëvizjet e panevojshme, grumbullimet, kafenetë e mbipopulluari.

“ Ka një panik dhe sjellje neglizhimi. Qytetarët të zbatojnë më rigorozitet rregullat e higjienës”, tha ajo.