Shqipëria në 2020 kishte rritjen më të lartë të vd ekjeve në Europë

Pandemia e Covid-19 ka rezultuar më fatale në Shqipëri se në gjithë shtetet e tjera të Europës. Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuar nga Monitor, tregojnë se në vitin 2020, Shqipëria shënoi rritjen më lartë të vd ekjeve në Europë, në krahasim me mesataren e 2016-2019.

Sipas INSTAT, në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me rritje prej 26.4 për qind në krahasim me mesataren e 2016-2019, duke shënuar dhe nivelin më të lartë historik të jetëve të humbura në një vit.

Shteti i dytë në Europë, me rritjen më të lartë të fataliteteve është Maqedonia, me 22.5 për qind. Maqedonia e Veriut, me një popullsi gati 30 për qind më të ulët sesa ne, ka raportuar çdo ditë humbje jete nga pandemia shumë më të larta sesa institucionet shqiptare.
P.sh. në 14 janar 2021, kishte deklaruar gjithsej 2.635 raste të vd ekjes, përkundrejt 1241 në Shqipëri. Mediat në Maqedoni pohojnë se numri i vd ekjeve të deklaruara ka qenë i lartë, për shkak të raportimit të plotë që bëjnë autoritetet.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut jep të dhëna javore shumë më të detajuara se institucionet shqiptare për incidencën, moshën e vd ekjeve, sëmundjeve shoqëruese, simptomat, madje edhe ku ato ndodhin (94 për qind në spital dhe 6 për qind në shtëpi, deri në 10 janar).

 

E treta me rritjen më të lartë të vd ekshmërisë në Europë renditet Kosova me 22.1 për qind, duke i bërë të tre vendet e rajonit më të brishtat ndaj pandemisë, çka ekspozon dobësitë e sistemeve shëndetësore përkatëse.

Edhe Kosova ka pasur raportime zyrtare për jetët e humbura nga Covid-19 më të larta sesa Shqipëria.

Në Bashkimin Europian, rekordin për rritjen e fataliteteve e mban Polonia, me një rritje prej 20.7 për qind dhe më pas Spanja me 20.3 për qind, e Sllovenia me 19.9 për qind, e ndjekur nga Çekia me 18.7 për qind. (Shiko grafikun: Rritja e vd ekjeve në për qind në 2020-n, në raport me mesataren 2016-2019 dhe tabelën vd ekjet në Europë).

Belgjika, e cila raporton dhe nivelet më të larta zyrtare në Europë për 1 milion banorë, është e teta në Europë për rritjen e fataliteteve (ky shtet ka një raportim të mirë të pasojave të Covid-19).

Italia, vatra e parë e Covid-19, kishte një rritje të vd ekshmërisë me 17.1 për qind, në krahasim me mesataren e 2016-2019. Të dhënat e tjera të Institutit Statistikor të Italisë (ISAT), tregojnë se pasojat e pandemisë ishin më të fortat në Italinë e Veriut, sidomos në Bergamo, ku jetët e humbura u rritën me 60 për qind në 2020-n, në krahasim me mesataren 2015-2019, Cremona (+52.7 për qind), Brescia (+40.6 për qind). Në Milano, fatalitetet u rritën me 32 për qind. Ndërsa në pjesën më të madhe të zonave të Jugut, rritja ishte një shifrore. Italia kishte muajt më të vështirë në mars dhe prill, me rritje totale të fataliteteve përkatësisht 48.4 për qind dhe 40.6 për qind. pas një qetësimi të ndjeshëm nga maji në shtator, vala e pandemisë u përkeqësua sërish në tetor (+16 për qind0, për të kulmuar në nëntor (+52 për qind) , ndërsa në dhjetor jetët u humbura u shtuan me rreth 29 për qind.

Suedia, shteti që i sfidoi të gjithë për shkak se nuk pranoi të mbyllej në valën e parë të pandemisë, shënoi një rritje të vd ekshmërisë me 9.8 për qind në 2020-n, duke qenë ndër 10 shtetet me shtim më të ulët të fataliteteve. Megjithatë, në raport me shtetet fqinje, rritja e vd ekshmërisë ishte shumë më e lartë. Më mirë në Europë, pandeminë rezulton se e kanë menaxhuar Danimarka (+3.4 për qind), Finlanda (+2.9 për qind), Norvegjia (+1.4 për qind). Shtetet nordike njihen për sistemet e mira shëndetësore dhe ndërgjegjësimin qytetar në zbatimin e rregullave.

Sipas Eurostat, kishte më shumë se 530 000 vd ekje shtesë në BE dhe vendet e EFTA nga janari deri në dhjetor 2020, përkundrejt numrit mesatar të vd ekjeve gjatë së njëjtës periudhë midis 2016 dhe 2019. Nga dy valët e pandemisë, në pjesën e parë të 2020-s dhe në tremujorin e fundit, vala më e rëndë ishte në muajt e fundit.
Gjatë periudhës së parë kritike, nga mesi i marsit deri në fund të majit 2020, kishte më shumë se 175 000 vd ekje shtesë; të dhënat nga fillimi i tetorit deri në fund të vitit nxjerrin në pah një rritje të dytë më të madhe me më shumë se 330 000 vd ekje shtesë, raportoi Eurostat. Shtesa e fataliteteve për 1 milionë banorë ishte më e larta në Bullgari (2650 për 1 mln banorë), por ky shtet edhe në vite normale ka normën më të lartë të vd ekshmërisë në Europë (15.5 mijë vd ekje për 1 milion banorë për 2016-2019), për shkak të plakjes së popullsisë dhe emigracionit të lartë.

E dyta renditet Maqedonia (2,216), që gjithashtu ka vd ekhmsëri të lartë edhe në vite normale, e treta Polonia (2,195) dhe e katërta Shqipëria (2,026), që në vite normale ka pasur një vd ekshmëri të paktën 20-30 për qind më të ulët sesa këto shtete. (shiko grafikun: Shtesa e vd ekjeve 2020 ndaj mesatares 2016-2019 për 1 milion banorë dhe tabelën: vd ekjet për 1 milionë banorë dhe shtesa në 2020).

Në rajon, Serbia shënoi një rritje të fataliteteve me 13 për qind (në krahasim me 2019-n), Mali i Zi me 12 për qind, ndërsa të dhënat për Bosnjë Hercegovinën nuk janë të disponueshme për gjithë vitin. Në vite normale, Shqipëria dhe Kosova kishin vd ekshmërinë më të ulët në rajon në raport me popullsinë, pasi kanë një moshë mesatare më të re (Kosova rreth 30.5 vjeç e Shqipëria rreth 37, përkundrejt 43 vjeç Serbia, 39 Maqedonia e 41 Mali i Zi. / Monitor