Shqiprim Arifi me Eliot Engell shpalos hallet e shqiptarëve të Luginës

Advertisment

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi sot në Kongresin Amerikan ka zhvilluar takimin e paraparë me Kongresistin Amerikan dhe mikun e madh të Shqiptarëve Z. Eliot ENGEL

“Z. Engel e njoftova për situatën aktuale poltike në Luginën e Preshevës, në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në të gjitha sferat vitale dhe mbi të gjitha pasivizimi i adresave të Shqiptarëve që ka filluar nga Medvegja, e që po vazhdon në Bujanoc dhe në Preshevë.

Reklame

Përdorimi i simboleve kombëtare dhe mos’inkuadrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Institucione Shtetrore dhe rikthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë ishin temat që diskutuam dhe kërkova nga Z. Engel mbështetjen institucionale për zgjidhjen e problemeve dekadore në Luginë te Preshevës”, deklaroi Arifi.(INA)