Shqiptarët dalin në ballkone dhe duartrokasin mjekët (VIDEO)

Advertisment

Qytetarët e Tiranës iu përgjigjën pozitivisht një nisme të bukur që ftonte të gjitha familjet në Tiranë e kudo.

Në orën 17:30, të dilnin nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesin me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit në luftë me koronavirusin.

Reklame

Ishte mjaft emocionues momenti kur nga ballkonet nisën duartrokitjet për 15 minuta, për mjekët dhe infermierët që po luftojnë me armikun e përbashkët me emrin: Koronavirus. Thirrjen e bërë për solidaritet me bluzat e bardha e vlerësoi edhe kryeministri Edi Rama.