Shqiptarët kanë prejardhje maqedonase? Teksti i gjeografisë me fakte të shtrembëruara histografike (VIDEO)

Advertisment

Libri “Gjeografia e vitit të dytë të gjimnazit të reformuar”, ka 10 vjet që është i botuar, por shumë njësi mësimore profesorët i anashkalojnë, pasi siç thonë ato janë me fakte të shtrembëruara gjeografike dhe që nxisin urrejtje ndëretnike.

Në këtë libër, nxënësit mësojnë se:

Reklame

Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e sundimit osman janë bërë shqiptarë dhe shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit. (8668) Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780. (8669) Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. (8670) Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore. Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia. (8677)