Shqiptarët në Mal të Zi lejohen të përdorin simbolet kombëtare

Advertisment

Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, qeveria e atij vendi ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu qeveria e Malit të Zi ka miratuar edhe përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë, si dhe 28 Nëntorin si festë kombëtare për shqiptarët në atë vend.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi paraqiste një problem të vazhdueshëm dhe ishte objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Reklame

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit të kaluar miratoi projektligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut.