“Shqiptarët në Maqedoni e mbajnë nën tavolinë planin për krijimin e parlamentit shqiptar”

4873
#

Ja kush e ka thënë këtë gjë
SHPËRNDAJE:
LEXO EDHE:
Djali i zyrtarit të vrarë të LDK’së: Ja pse refuzoj të ngushëlloj për Demaçin
I nxehti afrikan do të pushtojë Shqipërinë, e diela hap ‘sezonin’ e temperaturave ekstreme
Meshë për Adem Demaçin nesër në Katedralën “Nëna Terezë”
‘Ndarja e Kosovës do t’i frymëzonte forcat nacionaliste në rajon’
Njohësi i çështjeve politike të Maqedonisë Muhamer Pajaziti për gazetën “Zëri”, ka thënë se ideja për ndarje dhe shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë do rindez konflikte të reja në rajonin e Ballkanit.

“Shqiptarët në Maqedoni ka një kohë që e mbajnë nën tavolinë planin për krijimin e parlamentit shqiptar, si dhe krijimin e asociacionit të komunave shqiptare të cilat do fillojnë të grumbullojnë taksa për t’i kthyer në investime në rajonet më të varfra shqiptare. Ky plan ishte më i përhapur gjatë regjimit të kaluar, por fatkeqësisht edhe qeveria e re nuk është treguar dorëlirë me projekte kapitale në zonat e banuara me shqiptarë”, ka vlerësuar Pajaziti.

LEXO EDHE: ‘Ndarja e Kosovës do t’i frymëzonte forcat nacionaliste në rajon’

Më tej ai ka thënë se shqiptarët sërish ndihen të mashtruar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilën e sollën në pushtet moton “Jetë për të gjithë”.

“Por e keqja është se qysh në fillim kanë plasur skandalet korruptuese nga njerëzit më të afërt të kryeministrit. Statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve ka ngecur, ndërsa dihet se pabarazitë gjithmonë sjellin konflikte. Por një gjë dihet, këto ide për ndarje që nxisin konflikte burimin e kanë te lidershipi i korruptuar dhe i përfshirë në vepra të rënda kriminale. Në Maqedoni ndarja mund të rezultojë edhe nga mentaliteti maqedonas që akoma nuk e pranon diversitetin si pasuri dhe vlerë të shtuar”, ka shtuar ai.

Pajaziti në fund ka thënë se ndarja e Kosovës pa dyshim në këto rrethana do ta destabilizojë edhe Maqedoninë. Sipas tij, shqiptarët nuk do të presin pa kufi për t’i realizuar të drejtat elementare. /ZERI