Shqiptarët në Maqedoni, paguajnë taksa e s’marrin asgjë (dokument)

Advertisment

Muhamer Pajaziti

Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase.

Reklame

Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor, Verilindor dhe Pollogu të cilët janë kryesisht të banuar me shqiptarë janë më të varfërit. Në rajonin e Pollogut GDP-ja për kokë banori është vetëm 117284 denarë, ndërkaq në rajonet maqedonase është dyfish apo trefish më e lartë.

Republika e Maqedonisë ndahet në gjithsejtë 8 rajone që përfshijnë në numër të madh të komunave të banuara me qytetarë të përkatësive të ndryshme kombëtare dhe religjioze.

Si pasoj e politikave diskriminuese dhe etnocentrike që nga vitet e 90, e deri më sot ekziston një pabarazi e thellë mes këtyre rajoneve, me boshllëqe të mëdha në zhvillim.


Dallimet në zhvillim vërehen qartazi, duke filluar nga qytetet si Kumanova dhe Likova(Rajoni Verilindor), qytetet Struga, Dibra dhe Kërcova (rajoni Jugperëndimor) dhe Rajoni i Pollogut, i banuar me shumicë shqiptare.

Njashtu, rajoni i Shkupit, pjesa ku jetojnë maqedonasit është zona më e pasur dhe prosperuese, ndërkaq pjesa shqiptare është tërësisht e getoizuar.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se Qeveria e Maqedonisë, ku pjesëmarrës janë edhe partitë shqiptare nuk ka bërë sa duhet për revitalizimin e zonave dhe rajoneve të varfra në vend.

Sipas kësaj organizate, edhe partitë shqiptare si pjesë e bashkëqeverisjeve deri tani nuk kanë pasur dhe nuk kanë plan strategjie për zhvillimin e këtyre zonave.
OBRIE thekson se partitë shqiptare në platformat e tyre duhet ta përfshijnë edhe modelin evropian të politikave rajonale për zhvillim të barabartë.

“Platformat për një Zhvillim të barbarët duhet të bazohet në modelin evropian të politikave rajonale dhe fondeve strukturore dhe ka për qëllim të krijohen fonde shtetërore për promovimin e një kohezioni ekonomik dhe social për të reduktuar pa barazitë ndërmjet vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase.

Fondi do të krijohet nga taksapaguesit shqiptar, gjegjësisht 25 për qind e buxhetit të Maqedonisë të jepen të plota për përmbushjen e qëllimeve të kohezionit ekonomik dhe social.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me transferimin e këtyre parave rajoneve më të varfra, por të hollat jepet për programe apo projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapin vende të reja pune, përmirësojnë lidhjet e transportit në rajonet e largëta, ndikojnë në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat e pa favorizuara duke investuar në një mjedis më të pastër si dhe përmirësimin e arsimit.

E gjithë kjo politikë e re rajonale duhet të realizohet për mes tre fondeve: Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit, Fondi Social dhe Fondi i Garancisë Bujqësore”, vlerëson OBRIE.(INA)