Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grek, videja po bën xhiron në internet

Në mediat greke dhe internet po qarkullon një video, ku shfaqen dy shqiptarë, të cilët komandojnë ushtarët grekë
Videoja me titull “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve greke” ka sjellë shumë reagime në shtetin fqinj.

Në video shfaqen dy të rinj, të cilët pasi flasin në shqip, duke përshëndetur bashkëatdhetarët dhe më pas i drejtohen ushtrisë greke duke i dhënë komanda.

Reklame

Mediat greke thonë se videoja e publikuar në Instagram është e diskutueshme, pasi nuk është bërë publike koha kur është postuar.

“Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarë grekë”, shkruajnë mediat.

Njëri nga dy protagonistët e videos, pasi urdhëron ushtarët i fton ata të bërtasin emrin e një personi të famshëm shqiptar.