Shqiptarëve në Zvicër u dërgohen mbishkrime proserbe në faturat e energjisë elektrike

Advertisment

Skandal në Romande Energie, disa klientëve me emra shqiptarë u kanë ardhur fatura të energjisë elektrike me mbishkrime fyese.

Kompania ‘Romande Energie’ është duke luftuar një rast ra cizmi në radhët e saj, shkruan agjencia zvicerane e lajmeve SDA dhe mediat e tjera zvicerane.

Reklame

Disa klientë me emra që tingëllojnë shqip kanë marrë në fillim të kësaj jave faturat e energjisë elektrike me mbishkrime pro serbe të shkruara me dorë, transmeton albinfo.ch. Këtë njoftim e ka bërë të martën ndërmarrja zvicerane e energjisë “Romande Energie” për pjesën perëndimore të vendit (zonën frankofone).

Kanë nisur hetimet fillestare për të lokalizuar burimin e këtyre veprimeve, ka thënë zëdhënësi. Dhe, sipas tij, do të ngrihet padi ndaj personit përgjegjës ose ndaj atyre që mund të jenë përgjegjës, përcjell albinfo.ch.

Këto veprime janë të papranueshme dhe ne kërkojmë falje, ka thënë ai në vazhdim të komunikatës.