Shqiptari ‘fluturon’ nëpër rrugët e Zvicrës pa patentë shoferi

Advertisment

Gjatë një kontrolli të shpejtësisë midis Seengen dhe Egliswil në Zvicër, Policia e Kantonit Aargau ka regjistruar një vozitës me 174 km/h. Gjashtë të tjerë kanë ngarë shumë shpejt dhe është dashur të llogaritsin me tërheqjen e patentës së tyre të shoferit.

Policia e Kantonit Aargau kreu kontrolle shpejtësie në rrugën kryesore midis Seengen dhe Egliswil, të dielën pasdite me një pajisje matëse lazer. Në këtë segment rrugor jashtë vendbanimit, shpejtësia maksimale është 80 km/h, informon Shtegu.com.

Reklame

Sipas policisë, një veturë e llojit Audi u mat me 174 km/h pak pas orës 14.00. Më pas policia ndaloi veturën, e cila drejtohej nga një kosovar 33-vjeçar. Meqenëse ai arriti nivelin e “vozitje së krisur” duke tejkaluar kufirin e shpejtësisë prej 89 km/h, policia menjëherë involvoi zyrën e prokurorit publik. Ajo hapi një hetim penal kundër 33-vjeçarit dhe ia konfiskoi veturën. Më në fund u konstatua se paraprakisht, kosovarit iu ishte marr patenta e shoferit.