Shqiptari i Kosovës bën dasmën: Korona sna ndal me marr nusen (VIDEO)

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej koronavirusit. Nga ‘OBSH’ Europa u shpall ‘epiqendra’ e koronavirusit.

Thirrjet që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi vazhdojnë edhe në Kosovë.

Por dhe pse frika dhe paniku është i madh një shqiptar i ka Kosovës ka vendosur të bëjë dasmën sot.

Edhe pse është dhënë urdhër në Kosovë që mos të mbahet asnjë aheng familjar, ky shqiptar i Kosovës dhe të afërmit e tij nuk kanë dashur t’ia dinë.

Familja nga Peja ka vendosur ta bëjë dasmën sot. Në videon e publikuar shikohet se të afërmit e tij kërcejnë dhe as e kanë fare mendjen se si është situata nga koronavirusi.

Ai ka shkruar:

As Korona sna ndal me mar Nusen e kojshis!