Shqiptari nga Lugina ka tri kërkesa për Albin Kurtin

30
#

Nga Driton Hyseni/

Lugina duhet t’i kërkojë kryeministrit të ri të Kosovës, edhe atij të Shqipërisë:

Televizion publik në Preshevë, Fakultet në gjuhën shqipe në Bujanoc si dhe investime në Medvegjë.

Këto kërkesa edhe vet ai i ka thënë për Luginën.

Pos këtyre kërkesave, që do duhet kohë për t’i realizuar, mbi këto kërkesa duhet të jetë realizimi i një vizite në Luginë.
Kryeministri i ri Albin Kurti, duhet ta vizitoj Luginën, dhe të bëhet kryeministri i parë i Kosovës që ka shkel mbi Luginë.