Shqiptarja 21 vjeçare ak sidentohet në Zvicër me BMW

Advertisment

Në mëngjesin e sotëm në Zvicër, saktësisht në rrugën nga Scherz drejt Lupfig, një kosovare e moshës 21 vjeçare është ak sidentuar me veturën e saj të llojit ‘BMW’.

Siç raporton ‘Blick.ch’, kosovarja kishte tentuar që të parakalonte një veturë, por kur e kishte parë se një veturë tjetër po vinte drejt saj, 21 vjeçarja kishte dalë nga rruga dhe ka goditur një pemë.

Reklame

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ende nuk dihet sa serioze kanë qenë lëndimet e saj.

Dëmi ndaj veturës llogaritet rreth 15 mijë franga.

Mësohet se policia ia ka konfiskuar lejen e vozitjes, të paktën deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.