Shqiptarja, kryetare e Parlamentit të Luzernit në Zvicër

Prizrenasja Ylfete Fanaj të martën që po vjen do të jetë kryetarja e Parlamentit të Luzernit të Zvicrës.

Ajo në një postim ku njofton për marrjen e këtij posti tha se është e nderuar që me detyrën e re.

Reklame

“Është një nder për mua të marr përsipër këtë detyrë me përgjegjësi. Mezi pres të gjitha takimet këtë vit”.