Shtabet e krizës komunale Tetovë të caktojnë operatorë ekonomik/markete për të siguruar gjërat e nevojshme

Në bazë të përfundimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalim të Koronavirusit-Kovid 19 ku janë të detyruar Shtabet e krizës komunale të caktojnë operatorë ekonomik/markete për të siguruar gjërat e nevojshme, në pajtim me kërkesat prioritare të qytetarëve në periudhën kohore të ndalimit për lëvizje në vikend në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në lidhje me njoftimin publik nga Shtabi i Krizës në rrjetet sociale dhe mediume, Ju njoftojme që në territorin e Komunës së Tetovës do të punojnë marketet në vijim:

Alda Market & Ense Holding, rr.Ivo lola Ribar, nr.381. Numër kontakti 075 257 610 ,Tineks-MT, rr. Ilindenska, nr. 18-B. Numër kontakti 044 334 592 ,Neti Bona, rr. 167 Reçice e vogël. Numër kontakti 070 539 397 ,Lider Market, rr. Shtipska, nr.141. Numër kontakti 070 209 576 ,Alb-Kom, rr.101, Poroj. Numër kontakti 070 348 389

Veze-Sharri, rr.101, Trebosh. Numër kontakti 076 499 999 ,Miga Market, rr. Lubotenska, nr.1-1. Numër kontakti 072 560 006 ,Oaza Market, rr.Shtipska, nr.103. Numër kontakti 075 468 497 & 071 609 209 ,Azur-ma, rr. Dervish Carra, nr.28. Numër kontakti 070 519 646 , Vero Market – 075 499 782 & 075 488 129

Orari i punës do të jetë nga 08:00 – 15:00

*Personat që do të bëjnë shpërndarje të produkteve nga marketet e lartëpërmendura, detyrimisht duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse (maska dhe doreza)

Ju informojmë që barnatorja “BLE-Medika,” rr. 29 Nentori, nr.63, me leje nga Fondi shëndetësisë dhe Ministria e shoqërisë informatike dhe administrates do të punojë pandërprerë 24/7. Numri i kontaktit 044 339 820. http://zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/04/RASPODER-NA-DEZURNI-APTEKI-MESEC-APRIL.xlsx.pdf

Gjithashtu, në teritorin e komunës së Tetovës do të punojnë edhe operatoret ekonomik që shpërndajnë ushqime të gatshme,dhe që të njëjtit kanë leje nga Sektori për punë të brendshme -Tetovë.