Shtabi i Krizës në Tetovë sot do të vendos për masat e mëtejshme për ballafaqim me coronavirusin

Sipas informacioneve të mëparshme nga Ministria e Shëndetësisë, pothuajse gjysma e pacientëve nga Covid-19 janë të regjistruar në Shkup, ndërsa rreth 20 përqind janë në Tetovë, dhe pjesa tjetër e të infektuarve janë nga pjesë të ndryshme të Maqedonisë.

“Situata në Tetovë është shqetësuese, sot do të ketë takim të Shtabit të Krizës Komunale në Tetovë, dhe më pas do të japim informacione për masat që do të merren në luftën kundër coronës”, thanë për “Fokus” nga zyra e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Reklame

Në periudhën e kaluar, qyteti ka qenë në qendër të vëmendjes pas regjistrimeve publike dhe fotografive që tregojnë se masat nuk respektohen fare, se edhe policia është “bashkëpunuese” në shkeljen e saj sepse qytetarëve u lejohet të ecin lirshëm, pa mbrojtje, dyqanet punojnë dhe të ngjashme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në dy javët e fundit, 47.9 përqind e rasteve të reja janë nga Shkupi dhe 19.3 përqind nga Tetova. Kumanova, e cila deri vonë ishte më kritike, tani ka vetëm 7.1 përqind të rasteve të reja në dy javët e fundit.