Shtabi i Pajazitit: Në Bërvenicë jemi në garë me VMRO dhe askënd tjetër

Nga Revide Ramani Murseli përgjegjëse e shtabit të kandidatit Enver Pajaziti

Të nderuar banorë të komunës së Bërvenicës, pa dallim të partive politike, përkatësisë etnike apo fetare desha të informoj publikun se kandidati i pavarur për kryetar të Bërvenicës z.Enver Pajaziti ka kundërkandidat vetëm kandidatin nga VMRO dhe askënd tjetër.

Në këtë aspekt, falenderojmë shtabet elektorale të të gjitha partive politike shqiptare në Bërvenicë BDI, ASH-AAA, BESA, PDSH për mbështetjen e parezervë, gjithashu edhe komunitetet tjera që jetojnë në komunën e Bërvenicës.

Kësaj gare ne i kemi hyrë për të vazhduar punët konkrete që gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë ngecur dhe nuk janë bërë asnjë lloj diskriminimi as politik por as edhe etnik.
Ftoj të gjithë banorët të jenë të vetëdijshëm dhe të dalin masovikisht në votim për të mbështetur kandidatin e pavarur z.Enver Pajaziti sepse

Do vazhdojmë të punojmë për një administratë edhe më të mirë në shërbim të çdo banori;
Do të vazhdojmë investimet infrastrukturore në çdo vendbanim,
Do të vazhdojmë të jemi 24h në komunikim me çdo qytetar,

Të nderuar banorë të komunës së Bërvenicës, pa dilema që ju do të dilni masovikisht në votime, por Ju inkurajoj për një mobilizim maksimal dhe për qetësi e pa eufori të kalojmë me fitore të dinjitetshme edhe në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve.

Fati i komunës së Bërvenicës është tek vota Juaj, prandaj kërkojmë mbështetje masive dhe gjithashtu të gjithë jeni të mirëpritur në shtabin tonë elektoral ku ju garantoj që do të ndjeheni si në shtëpinë Tuaj.
Respekte të gjithëve për mbështetjen. Komuna është në shërbimin e çdo banori.