Shtabi Komunal i Krizës në Komunën e Tearcës me thirje deri te popullata

Advertisment

Të nderuar qytetarë të komunës së Tearcës, duke patur parasysh situatën aktuale me virusin Covid-19 në teritorrin e komunës tonë dhe më gjërë, Shtabi Komunal i Krizës në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik do të angazhoj ekip mobil për testim të qytetarëve të cilët mbi baza vullnetare do të pranojnë të testohen nëse dyshojnë se mund të jenë të prekur me virus, shfaqin simptoma të tilla apo kan qenë në kontakt direkt apo indirekt me persona të prekur me virusi.

Për hirë të intersit të përgjithshëm publik ju bëjmë thirje për bashkëpunim korekt, në veçanti ftojmë qytetarët e vendbanimeve të cilat janë të përfshira me virus që vullnetarish të lajmërohen për të bërë testime.

Reklame

Testimet do të bëhen pa pagesë nga ekipe të specializuar të cilat do të vijn në terren nëpër vendbanimet tona.

Gjithashtu ju njoftojmë se emrat e personave të cilët do të lajmërohen për testim mbi bazën e vullnetit dhe dëshirës së tyre mund të bëhen publike ose të mbeten anonim.
Kontributi i secilit prej neve në këto momente është shum i nevojshëm dhe i rëndësishëm.
Është obligim moral dhe qytetarë të kujdesemi për vetveten, familjen dhe të tjerët.

Kujdesi i shtuar dhe repektimi i masave është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga virusi, prandaj ju lutemi që:
lani duart vazhdimisht ; mbani maska mbrojtëse; ruani distancën fizik; shmangni grumbullimet masive

Faleminderit për mirkuptim!
Me respekt, Shtabi Komunal i Krizës

Tel: 075 209 891