Shtatë persona nga Kumanova dhe Likova me Covid-19

Advertisment

Qendra për shëndet publik ka kryer gjithsej 1.186 teste Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë ka regjistruar shtatë persona pozitiv në koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur sot drejtori i Qendrës për shëndet publik, Arif Latifi.

Prej tyre katër janë nga Kumanova, ndërsa tre nga Likova. Nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, Qendra për shëndet publik ka kryer 1.186 teste.

Reklame

Në mars janë kryer 251, derisa në prill 1.615 teste, raporton TV21./21Media