Shtatë qytete në Maqedoninë e Veriut me numër treshifror të rasteve aktive me COVID-19

Advertisment

Prej 115 rasteve të reja të djeshme, më së shumti ishin në Shkup (32), kurse numër dyshifror kishte në Shtip (14), Gostivar (11) dhe Tetovë me (10). Të infektuarit tjerë ishin nëpër 13 komuna edhe atë tetë në Dibër dhe Berovë, shtatë në Kumanovë, katër në Sveti Nikole, me nga tre në Dellçevë, Ohër, Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Kërçovë, dy në Prilep dhe Veles dhe nga një rast në Koçani dhe Probishtip.

Gjatë ditës së djeshme humbën jetën tre të infektuar me coronavurs, dy prej tyre ishin Shkupi dhe një nga Struga. Instituti për Shëndet Publik po ashtu shënoi 225 pacientë të shëruar, prej të cilëve 146 ishin nga Shkupi.

Reklame

Gjithsej në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 13.308 raste me COVID-19. Prej tyre 9.977 janë shëruar, 557 kanë humbur jetën.

Momentalisht raste aktive ka 2.774, prej të cilëve 833 janë në Shkup, ndërsa numër treshifror ka edhe në gjashtë qytete tjera. 289 janë në Gostivar, 294 në Kumanovë, 252 në Shtip, 160 në Tetovë, 136 në Strugë dhe 113 në Kërçovë. Prej komunave të Shkupit, numër treshifror ka Çairi me 114 raste aktive dhe Gazi Baba me 103 raste, ndërsa Aerodromi ka 99 raste aktive