Shtetasi i Maqedonisë nga Zvicra mbetet pa veturë dhe pa patentë shoferi

Advertisment

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (32) e shkatërroi xhipin e tij Audi Q7 në një barrierë të rrugës në Muri të Zvicrës. Ai është lënduar lehtë, në aksidentin e së shtunës në mëngjes.

Në Muri AG, pak pas orës 06.00 të mëngjesit të së shtunës, një shtetas maqedonas kishte dremitur mbi timon të Audi Q7 të tij, me pasoja të rënda. Si rezultat, 32-vjeçari e devijoi rrugën dhe e goditi një barrierë të rrugës, informon Shtegu.com.

Reklame

Vozitësi i Audi Q7 është lënduar lehtë. Te barriera dhe xhipi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia Kantonale në Aargau e ka denoncuar shtetasin e Maqedonisë te prokurori publik përkatës. Përveç kësaj, atij iu mor patenta e shoferit.