Shtetasit e Maqedonisë përfituan mijëra euro duke mashtruar kompani nga vendet e Ballkanit

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale për 44-vjeçarin R.M. nga Tetova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, transmeton Alsat. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se padi është parashtruar edhe kundër 45-vjeçarit S.Sh. nga fshati Kopanicë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndihmuar 44-vjeçarin R.M.

Sipas MPB, personi R.M. në periudhën nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mesin e mujit janar të këtij viti, pasi ishte prezantuar si biznesmen nga Turqia, me ngjarje të shpikura për aksidente në trafik, përmes telefonit ka mashtruar shumë të punësuar në kompani në Bullgar, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Personi në fjalë duke shpërndarë histori të rreme se punonjësit e tyre, kryesisht shoferë, kanë vdekur ose janë plagosur rëndë në aksidente në trafik, ka deklaruar se të njëjtit kanë nevojë për para për funeral ose trajtim. Në këtë mënyrë ai arriti të përfitonte në mënyrë të paligjshme rreth 9,000 euro. Paratë u mblodhën përmes degëve të një kompanie në emër të S.Sh., i cili pastaj ka dorëzuar paratë tek R.M.. Për shërbimet, S.Sh. merrte nga 50 deri në 100 euro.