Shtetasit e Maqedonisë pjesë e anijes turistike “Dajmond Princez”, janë në gjendje të mirë shëndetësore

Advertisment

Shtetasit e Maqedonisë që gjenden në anijen turistike “Dajmond Princez”, që tanimë 10 ditë gjendet në karantin në një port në Japoni, pasi mbi 60 udhëtarë janë sëmurë nga virusi korona, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar ambasada e Maqedonisë në Tokio, pasi që personeli diplomatik ka vënë një komunikim direkt me ta.

Siç informojnë nga ambasada, bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, të cilët janë pjesë e ekuipazhit të anijes.