Shteti evropian që ka vaksinuar gjysmën e popullësisë

Advertisment
HTML Image as link

U hapën sërish restorantet edhe në darkë, masat do të lehtësohen në ditët në vijim pothuajse totalisht, si në normalitet, por normaliteti në San Marino është shumë larg, edhe pse shteti i vogël evropian, më i vjetri në botë, ka vaksinuar pothuajse të gjithë popullsinë.

Një sipërmarrje aspak e vështirë, fundja, në një shtet që ka mbi 34 mijë banorë, edhe pse gjatë ditës mijëra italianë punojnë aty për t’iu kthyer në shtëpitë e tyre pak kilometra më larg, por ku masat kundër COVID-19 janë shumë më të rrepta, dhe gjithçka është mbyllur.

Reklame

San Marino është një nga shtetet e pakta evropiane që ka përdorur masivisht rusen Sputnik V, me të cilin ka vaksinuar pjesën më të madhe të 17 mijë personave të vaksinuar në total. Duke hequr rreth 5 mijë personat që kanë kaluar COVID-19 dhe fëmijët, po flasim pothuajse për të gjithë popullsinë. Ditët e fundit infektimet janë zero, dhe në spitale pavijonet po zbrazen çdo ditë e më shumë.

Sanmarinezët mund të jenë më të qetë, por jo më të lumtur. Vërtetë restorantet dhe hotelet janë hapur, por janë praktikisht bosh. Turizmi përfaqëson më shumë se 25% të GDP-së, dhe në mungesë të flukseve San Marino ngjason më shumë me një oazë të paarritshme sesa një parajsë në tokë.

Ditët e fundit infektimet janë zero në San Marino, dhe në spitale pavijonet po zbrazen çdo ditë e më shumë falë vaksinimit masiv

“Në këtë periudhë, zakonisht, vetëm turistë gjermanë vijnë 15-20 autobusë në ditë. Ne shërbenim të paktën 200 kafe në ditë, punonim 10 vetë. Sot jemi dy persona, mjaftojmë dhe teprojmë”, thotë Salvatore, që prej një dekade shërben në një nga kafenetë kryesore të qendrës historike, i cili shton një të vërtetë në gojën e çdo banori ,”mirëserdhi Sputnik, por po nuk u hap Italia, gjithçka është e pavlerë”.