Shteti i parë që miraton mbajtjen e çipit në trup për të shmangur karantinën

Parlamenti izraelit ka miratuar dje një ligj që mandaton mbajtjen e një byzylyku ​​elektronik për të gjithë personat që hyjnë në Izrael.

Mbajtja e çipit është një shans më shumë për qytetarët që nuk duan t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme.

Ligji i ri përcakton që njerëzit e dërguar në karantinë në shtëpi duhet të mbajnë çipin për të lehtësuar kontrollën e shtetit ndaj tyre. Nëse ata nuk pranojnë, ata duhet të futen në karantinë në një hotel shtetëror.

Opozita në Izrael ka dalur kundër këtij vendimi duke thënë se ky ligj shkel privatësinë e qytetarëve.

 

Poashtu, që nga dje në Izrael janë shfuqizuar një sërë masash që kufizojnë hyrjen dhe daljen e shtetasve izraelitë nga vendi, duke thënë se ato kufizime ishin të paligjshme me një interpretim gjyqësore nga Gjykata e Lartë./Indeksonline/