Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë

Advertisment

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë po mbahet pezull shkaku i shpronësimit të tokave.

Ky ekskavator shkoi për ta rrafshuar këtë pjesë të malit, por u ndalua nga banorët.

Reklame

Banorët lejojnë zhvillimin e punimeve pa u dakurduar me shtetin për çmimin e tokave.

Zelqif Bardhi, përfaqësuesi i banorëve të lagjes Bardhi, thotë se shteti u paguan vetëm 4 euro metër katror, ndërsa banorët kërkojnë 100 euro.- Advertisement –

“Ne nuk jemi pajtuar me çmimin që na e kanë ofruar ata.
Çmimi ka qenë katër euro, katër euro e gjysmë. Kërkesa jonë, kur unë kamë deklaruar edhe më herët në media eshte 100 euro për metër katror”, tha Zelqif Bardhi, përfaqësues i Lagjes Bardh.

Bardhi, i cili gjithashtu ka tokë në vendin ku duhet të ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë, thotë se nëse shteti nuk mund të paguaj tokën e tyre, mund të bëjë edhe shkëmbim tokash.

“Unë kamë deklaruar dhe përsëri do të deklaroj, nëse nuk kanë mjete, mundet tokë për tokë .
Shteti ka tokë sa të duash, më merr 3500 metra mund të mi jap 3500 të shtetit personalisht unë pranojë, jo të tjerët”, u shpre Zelqif Bardhi, përfaqësues i Lagjes Bardh.

Kontaktuam edhe me avokatin Mefail Arsllani, i cili është avokat i banorëve për këtë çështje, por ai ishte në pushime dhe tha se gjatë ditës së hënë do të jetë në punë.

Ndërsa Zelqif Bardhi thotë se banorët nuk tërhiqen nga çmimi i tyre dhe se nëse ka nevojë do të shkojnë deri tek Gjykata a Strasburgut.

Për autostradën në emisionin Click Plus foli edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ai tha se më nuk mund të pritet për autostrada dhe se për dy vite ky projekt do të përfundojë.