Shtohen zërat që kërkojn që ASH të garojë e vetme në zgjedhje

Advertisment

Aleanca për Shqiptarët ishte iniciatore dhe subjekti që më së shumti tentoi që në zgjedhjet e 12 prillit të krijohet kolicioni ASH BESA Alternativa, që llogaritej se do ishte edhe koalicioni fitues ndaj BDIsë.

Por kësaj iniciative pozitivsht ju përgjigj vetëm Lëvizja Besa, kurse përfaqësuesit e Alternativës kërkojn që koalicioni të përbëhet vetëm prej tyre dhe ASHsë.

Reklame

Një koalicion i ASHsë vetëm me Alternativën nuk është mirëpritur nga shumë zyrtar dhe aktivist të ASHsë të cilët mendojn se shkuarja në zgjedhje në koalicion me vetëm njërin nga subjektet politike do ketë kundërefekt te popullata dhe votuesit.

Ata insistojnë që nëse nuk arihet koalicioni ndërmjet tre partive politike, Aleanca për Shqiptarët të shkojë vetë në zgjedhje.

Se cilin opcion do të zgjedhë ASH pritet të shihet në ditët e ardhëshme kur për këtë do të vendos kryesia e partisë në një mbledhje të posaçme. /tetova1/