Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,64 %.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 0.50.

Reklame

ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 62.00 denarë për litër, ndërsa ЕUROSUPER BS-98 për 63.50 denarë.

Dizelli do të shitet për 53.50 denarë, ndërsa Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) për 53.00.