Shtrenjtohen specat për ajvar! Tregu në Tetovë, më shumë shitës se sa blerës

Advertisment

Çmimi i specave të kuq që përdoren për ajvar këtë vit kushtojnë 40 denarë për kilogram, çmim që është më i lartë se vitin e kaluar.

Për këtë arsye shumë qytetarë këtë vit kanë vendosur që të mos përgatisin ajvar ose të përgatisin shumë më pak se vitet e tjera. Qytetarët e Tetovës që takuam në treg që kishin dalë për të blerë perime për turshi ose ajvar, thonë se çmimet për xhepin e tyre janë të shtrenjta, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se çmimet nuk janë të shtrenjta por buxheti i tyre familjar është i dobët që të blejnë produkte për përgatitje dimërore.

Reklame

“Duket se janë shtrenjtuar nuk janë shumë shtrenjtë por mesatarisht por edhe tregu është më i dobët por ka edhe shtrenjt edhe lirë”, tha një qytetar.

“Jo shtrenjtë nuk ka shtrenjtë por pare nuk ka ,nuk ka para nuk ka lek se çmimet nuk janë shtrenjtë kushton kjo punë ka kjo e shikon më shumë ka tregtar se blerës”, shtoi një qytetar tjetër.

“ Sipas llogarisë tonë besoj se janë të shtrenjta pasi që jemi pensionistë dhe nuk arrin me 20 mijë denarë as turshi nuk mund të bëjmë as përgatitje dimërore. A ke llogari të përgatitësh ajvar”, thekson një tjetër qytetar.

Besoj se jo çmimet janë të larta dhe mundi është i madh dhe besoj se sivjet nuk do të bëjmë”.

“Ku ke llogari, nuk ke, shtrenjtë shumë çka të them, pensionet askund pare nuk ka çka të them më keq më nuk ka ku shkon”.

Për një familje mesatarisht do të duhet 50 kilogram speca për avjar që do të thotë rreth 2000 denarë, nëse kësaj i shtohen edhe afër 300 denarë për domatet e zeza, pesë litra vaj për të cilat nevojitet 300 denarë, si dhe harxhimi i drurit apo rrymës prej disa qindra denarëve, del se për përgatitjen e 28 – 30 kavanozave të ajvarit nevojiten së paku 2900 denarë. Këtu nuk e kemi llogaritur kohën, por edhe mundin e familjarëve që janë të angazhuar për përgatitjen e turshive, një shumë që për shumë familje është e lartë , ndërsa një kavanoz ajvar në shitore mban çmimin nga 120 deri në 250 denarë. Shtrenjtimi më i madh sivjet në raport me vitin e kaluar është shënuar tek specat djegës me 50 për qind, karrotat me 30 për qind, specat e kuq me 20 për qind dhe trangujt me 37 për qind. Më pak janë shtrenjtuar lakra dhe specat e butë. Gjithashtu, më shtrenjtë gjatë këtij muaji i paguajmë edhe pemët. Çmime më të larta ka te të gjitha llojet e mollëve që nuk shiten nën 40 denarë dhe dardhave që arrijnë 60 denarë, ndërsa dukshëm është rritur edhe çmimi i rrushit që tani kushton së paku 50 denarë për kilogram.