Shtrenjtohet ari për 18 për qind në Kosovë (VIDEO)

Shtrenjtimit nuk i shpëtoi as ari.

Ky metal i çmuar që përdoret shumë edhe në bizhuteri, shënoi ngritje çmimi për kilogram rreth 18 për qind.

Sipas artarëve kjo rritje lidhet ehe me shtrenjtimin e metaleve tjera si: hekuri, alumini, etj.).

Sipas Shoqatës së Artarëve të Kosovës, deri të rritja e vlerës së arit erdhi pas zhvillimeve globale si lufta në Ukrainë.

Por sipas tyre, çmimi për ari në vendin tonë është akoma më i lirë se në vendet e rajonit, meqë edhe puna për përpunimin e tij mbetet e volitshme.