Shtrenjtohet benzina kurse çmimi i Dizelit

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës Euro Super BS 95 dhe Euro Super BS 98 shtrenjtohen për gjysmë denari.

Sipas këtij vendimi të KRRE-së çmimi me pakicë për 1 litër euro Super BS 95 do të kushtoj 66,00 denarë, derisa një litër Euro Super BS-98 do të kushtoj 68,00 denarë për litër.

Reklame

Ndërkohë çmimi për Euro dizelin nuk do të ndryshoj, ky derivat edhe gjatë kësaj jave do të shitet për 56,00 denarë për litër.