Shtyhet afati për dorëzimin e llogarisë përfundimtare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar, se është shtyrë afati për dorëzim të llogarisë përfundimtare në Regjistrin Qendror.

Afati për dorëzimin e llogarisë në formë elektronike është deri më 25 mars 2021.

“Pas kërkesave që kanë arritur në Qeveri dhe deri te Regjistri Qendror për anulimin e afatit të dorëzimit të llogarisë vjetore, Regjistri Qendror u del në ndihmë obliguesve dhe kontabilistëve për vazhdim të afatit për dorëzim të llogarisë vjetore.

Vendimi për shtyrje të afatit është në pajtim me nenin 477 nga Ligji për shoqata tregtare.

 

Ky vendim për shtyrje të afatit sillet në bazë të gjendjes dhe masave nga Qeveria për mbrojtje dhe preventivë nga virusi Covid-19, kurse ka për qëllim të respektohen afatet ligjore”, njoftojnë nga Qeveria, transmeton TV21.

Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, përfshirë ditën e djeshme, llogarinë përfundimtare e kanë dorëzuar më shumë se 90% e obliguesve.