Shtyhet ndeshja Juventus – Milan, mund të anulohen të gjitha garat për një muaj

Advertisment

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit është shtyrë për një datë tjetër, të pacaktuar.

Ndeshja e parë në San Siro kishte përfunduar në barazim 1-1. Vendimi për shtyerjen e kësaj ndeshje ka ardhur pas mbledhjes së një samiti dhe kërkesës së Agjensisë së Shëndetit Publik që të anulohen garat.

Reklame

Përveç kësaj ndeshje, kryeministri italian ka kërkuar që të anulohen të gjitha evenimentet sportive për një muaj. Numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 79, një rritje e madhe nga 27 që u raportuan deri të hënën.

Deri tani janë raportuar 2.263 raste me koronavirusi në këtë vend.