Shtyrje, ofendime e pështyrje, pastaj policia: shikoni sherrin në tunel në Atletico-City (VIDEO)

Në Wanda Metropolitano sfida mes Atletico Madrid e Manchester City është mbyllur në mënyrën më të keqe.

Tensioni i parë në fushë në episodin që solli kartonin e kuq për Felipe ishte vetëm fillimi. I gjithë mllefi i Savic që nxorri me dhunë nga fusha dinakun Foden që ishte i dëmtuar, por e rrotulloi veten brenda fushës, tregoi se situata ishte agravuar.

Reklame

Por nëse në fushë gjërat u qetësuan me kartona, pas ndeshjes, në rrugën drejt dhomave të zhveshjes mes lojtarëve të Atletico Madrid dhe Manchester City siç shihet në raportin e CBS Sports, ka ndërhyrë policia. L

ojtarët kanë nisur të ofendohen e shtyhen dhe kanë pështyrë njëri-tjetrin në një sherr të ri që rrezikoi degjenerimin…