Shuhet zjarri në një kontejner të madh tek fabrika “Lear” në Tetovë (FOTO)

Advertisment

Zjarrfikësit e Tetovës e kanë shuar zjarrin në një kontejner të madh në fabrikën “Lear” në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale.

Zjarri është vërejtur rreth orës 15:00, ndërsa tërësisht është likuiduar për diçka më shumë se një orë. Nuk ka të lënduar.

Reklame

“Ai ishte material i lehtë djegës, mbetje nga lëndët e para të cilët janë shfrytëzuar në fabrikë për prodhim si sfungjerë dhe të ngjashëm. Mendojmë se për një kohë të shpejtë është shuar zjarri dhe me këtë është penguar katastrofa më e madhe duke e pasur parasysh se kontejneri është në vetëm tre metra nga fabrika”, deklaroi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësve me tre automjete të zjarrfikësve. Inspektim në vendin e ngjarjes ka filluar të kryejë edhe SPB Tetovë.