Shumë shqiptarë gjenden në zonat e kon fliktit në Siri dhe Irak (VIDEO)

87

73 shqiptarë ndodhen në zonat e kon fliktit në Irak dhe Siri. Koordinatori Kombëtar kundër ek stremizmit të dhu nshëm Agron Sojati tha në një intervistë për News 24 se për burrat, gratë dhe fëmijët janë identifikuar me emra, dihet vendndodhja e tyre dhe se janë partnerët amerikanë ata që po ndërmjetësojnë me autoritetet nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut për t’i sjellë në Shqipëri.

Sojati edhe pse mbetet tepër i rezervuar në dhënie informacioni shprehet se komunikimi i drejtpërdrejte i Shqipërisë është i pamundur me autoritetet respektive të kampeve. Transporti dhe sigurimi i tyre do të bëhet nga partnerët ndërkombëtar.

“Ne besojmë se presim rreth 73 veta gjithsej ku 23 janë burra, 20 gra dhe rreth 30 fëmijë. Kuptohet që bëhet fjalë për shifra referuese, nuk bëhet fjalë për një inventar fizik të qenieve njerëzore që janë atje pasi distanca dhe mundësitë juridike për të bërë këtë lloj inventari e kemi të pamundur por këto të dhëna kemi.

U ngel atyre për ta thelluar më tepër apo për të dhënë informacion qoftë në territor qoftë tek autoritetet në Siri dhe Irak ne e kemi të pamundur të kemi një raport të drejtpërdrejte me for cat që kontrollojnë kampin. Besojmë që me aq kontakte sa kemi ka një ide të qartë mbi numrin e personave, emrin e personave, vendin ku ndodhen dhe në çfarë situate janë”, tha Sojati.