“Shuplaka” e Dritan Abazoviç për Edi Ramën: Përkrahu Gjukanoviçin, diktatorin e fundit në Europë, që ka ndërtuar shtet privat

Advertisment

Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç komentoi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV edhe thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.

Ai tha se shqiptarët në Malin e Zi janë më të varfrit dhe po e braktisin vendin masivisht.

Reklame

“Çka me thanë. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë.

Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi.

Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,” deklaroi Abazoviç.

Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate.

Ai tha se Rama le ta mbrojë Gjukanoviç sa të dojë, por duhet “të lejojë shqiptarët e Malit të Zi ta marrin politikën në dorë, të marrin ardhmërinë në dorë”.

“Me përkrahë diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem,” tha Abazoviç.

Ai deklaroi se pavarësisht se ndjen presione, nuk do të dorëzohet.

“Unë ndjej presion, por nuk dorëzohem. Kam besuar se mund të mundet Gjukanoviç kur askush nuk e ka besuar dhe e mundëm në mënyrë demokratike”.