Shyhrete Behluli ditën e parë të vitit 2021 e nisë duke qitë fli (FOTO)

Shyhrete Behluli vitin 2021 e ka prit me familjen e saj.

Pavarësisht se mungonin Learta, Kushtrimi e Matini, familja Behluli bënë festë të këndshme, shkruan “Kosovarja”.

Reklame

Ndonëse është e rrallë që Shyhretja e Engji të presin me familje, pasiqë vitet tjera ato e prisnin gjetkë në diasporë duke kënduar e argëtuar fansat.

Por e veçantë e këngëtares së dashur është se sot ajo ka nisë ditën në një mënyrë unike.

Ajo ka publikuar pamje duke përgatitur fli, meqë rast ka shkruar ‘Për vitin e ri nuk po kursehemi’.

E ç’të themi tjetër pos i lumshin duartë./Kosovarja