Si asnjëherë më parë, çmimi i nafës në Shtetet e Bashkuara zbret nën zero

Advertisment

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ka zbritur nën zero për herë të parë në histori.

Kjo do të thotë se prodhuesit po paguajnë blerësit nga frika se nuk do të ketë më kapacitete magazinuese deri në muajn maj.

Reklame

Kërkesa për naftë ka rënë pikiatë pasi karantina po i mban njerëzit të mbyllur në shtëpi në të gjithë botën.

Si rezultat, kompanitë e naftës kanë nisur të japin me qira botet e naftës për të magazinuar tepricat dhe kjo ka bërë që çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ka zbritur nën zero.

Çmimi i një fuçie naftë sipas indeksit ËTI, i cili përdoret si referencë për natën e SHBA ra në minus 37.63 dollarë.

Por rënia drastike e çmimit këtë të hënë ka gjithashtu si shkak një teknikalitet të tregut botëror të naftës. Ajo tregëtohet në bazë të çmimit që do të ketë të ardhmen dhe kontratat e ardhshme të muajt maj do të skadojnë të martën. Tregtarët zgjodhën që të hiqnin tepricat për të shmangur marrjen në dorëzim të kostove të depozitimit të naftës dhe transportin e tyre.

Industria e naftës është në vështirësi për shkak të kërkesës në rënie dhe luftës midis prodhuesve për uljen e prodhimit.

Në fillim të këtij muaji, anëtarët e Opec dhe aleatët e saj më në fund ranë dakord një marrëveshje rekord për të zvogëluar prodhimin global me rreth 10%. Ky ishte zvogëlimi më i madh në prodhimin e naftës që ishte dakorduar ndonjëherë.

Por disa analistë thonë se kjo ende nuk mjafton aq sa për të bërë ndryshime të mëdha. /Opinion.al