Si e humbi Amerika lu ftën me Covid-19

Advertisment

Autor: Paul Krugman

S’kishte të bënte me kulturën, kishte të bënte me udhëheqjen.

Reklame

Kur Amerika nisi së humburi lu ftën kundër koronavirusit? Si ne gjejmë vetveten të përjashtuar ndërkombëtarisht, duke mos u lejuar për të udhëtuar as në Evropë?

Them se pika kthyese është kur shohim pas më 17 prill, ditën kur Donald Trump shkroi në Twitter, “ÇLIROJENI MINNESOTA-n”, përcjell nga “ÇLIROJENI MICHIGAN-in” dhe “ÇLIROJENI VIRGINIA-n”. Duke vepruar kështu, ai efektivisht deklaroi se Shtëpia e Bardhë përkrahë protestuesit që të kërkojnë fundin e mbylljes, të cilën e kishin kërkuar guvernatorët në mënyrë që Covid-19 ta sillnin nën kontroll.

Ashtu siç ndodh, guvernatorët demokratë ishin cak i këtyre tweet-ave. Por guvernatorët republikanë në Arizona, Florida, Texas dhe gjetiu shpejt hoqën masat e qëndrimit në shtëpi dhe u dhanë fund shumë ndalesave në të bërit biznes. Ata poashtu, të prirë nga Trump, refuzuan që t’u kërkojnë qytetarëve që të bartin maska dhe Texas dhe Arizona ua mohuan qeverive lokale të drejtën për të zbatuar kërkesa të tilla. Ata mënjanuan paralajmërimet e ekspertëve shëndetësorë se hapja e parakohshme dhe e pakujdesshme mund të çojë drejt një vale të re infeksionesh.

Dhe virusi erdhi.

Shpërthimi fillestar i Covid-19, që goditi New York-un do të duhej të na kishte mësuar neve që të jemi të kujdesshëm. Shkalla e rritjes së infeksionit mund të shihet si një brengë minore së pari, veçanërisht nëse nuk ka testime adekuate, derisa ato të pëlcasin me shpejtësi tmerruese.

Por as politikanë republikanë, apo administrata Trump, nuk kishin vullnetin që ta merrnin parasysh atë mësim. Nga java e dytë e qershorit rastet e reja me Covid-19 po rriteshin në Arizona dhe qartazi ishte në rritje në Texas. Megjithatë guvernatorët e të dyja shteteve hodhën poshtë thirrjet për një pauzë në rihapje, duke këmbëngulur se gjërat ishin nën kontroll.

Dhe më 16 qershor, natyrisht, The Wall Street Journal, publikoi një opinion të Zëvendëspresidentit Mike Pence ku deklaron se as ka dhe as do të ketë valë të dytë të koronavirusit. Marrë parasysh rekordin e administratës së Trump, praktikisht ishte garantuar se vala nuk do të godiste. Dhe ashtu qe.

Gjatë tre javëve të fundit gjërat filluan të ashpërsoheshin. Spitalet në Arizona dhe Texas janë në krizë. Dhe, po, ishte rihapja e parakohshme që e shkaktoi atë, bashkë drejtpërdrejtë dhe duke dërguar sinjale tek individët se rreziku kishte kaluar.

Por pse Amerika u godit keq nga Covid-19?

Ka pasë bukur komente se efekti i dështimit të përgjigjes sonë për pandeminë rrënjët i kishte thellë në kulturën amerikane. Ne jemi, argumenti vlen, tejet liberal, aq mosbesues ndaj Qeverisë, aq pa vullnet për të pranuar qoftë brengat e vockla për t’i mbrojtur të tjerët.

Dhe sigurisht ka diçka prej saj. Nuk mendoj se ndonjë tjetër vend përparimtar (por a jemi ende në një vend përparimtar?) ka një numër të krahasueshëm të njerëzve që reagojnë me tërbim kur u kërkohet që ta bartin maska në supermarket. Padyshim se nuk ka një vend tjetër përparimtar ku demonstruesit kundër masave të shëndetit publik tundin armë dhe do të pushtonin qendrat shtetërore. Dhe Partia Republikane si pak a shumë unike në mes të partive kryesore politike Perëndimore në armiqësinë e saj ndaj shkencës përgjithësisht.

Por çfarë më dhemb mua kur shoh dështimin e jashtëzakonshëm të Amerikës me pandeminë, është se sa kishte zbritje-ngritje.

Demonstrimet kundër mbylljes nuk ishte spontane, të pa baza. Shumë syresh ishin të organizuar dhe të koordinuar nga aktivistë politikë konservativë, disa prej tyre me lidhje të ngushta me fushatën e Trump dhe të financuar pjesërisht nga miliarderë të djathtë.

Nxitimi për të rihapur shtete si Sunbelt ishte një përgjigje më pak ndaj kërkesës popullore sesa një rast i guvernatorëve republikanë që ndjekin udhëheqjen e Trump.

Forca kryesore lëvizëse prapa rihapjes, për aq sa mund të them, ishte dëshira e administratës për të pasur fitime të mëdha nga puna të drejtuara në nëntor, që të bënte atë që dinte ta bënte – të krenohej me rritjen ekonomike. Në fakt përballja me pandeminë s’ishte nga lloj i punëve të Trump.

Në atë rast, sidoqoftë, pse Trump ka refuzuar që të vesh maskë apo të nxisë të tjerët që ta bëjnë këtë? Pas të gjithave, përdorimi më i gjerë i maskave do të ishte një mënyrë për të kufizuar infeksionet pa e mbyllur ekonominë.

Epo, e kota e Trump – besimi i tij që bartja e maskës do ta bënte atë të dukej teveqel, apo me grim të prishur, ose diçka – sigurisht që ka luajtur rol. Por është poashtu e vërtetë që maskat ua kujtojnë njerëzve që ne nuk e kemi kontrolluar koronavirusin – dhe Trump dëshiron që njerëzit ta harrojnë këtë fakt të vështirë.

Ironia është se gatishmëria e Trump për të tregtuar vdekje për punë dhe përfitime politike është rikthyer.

Rihapja ka çuar në rritje të mëdha të vendeve të punë në maj dhe qershor, pasi që rreth një e treta e punëtorëve që ishin pushuar si rezultat i pandemisë ishin kthyer në punë. Por që miratimi i Trump për punë dhe perspektiva e tij elektorale nisën të rrëshqasin.

Madje edhe në terma të thjeshtë ekonomikë, nxitimi për rihapje mund të çojë në dështim. Numrat e fundit zyrtarë të punësimit ishin një fotografi nga java e dytë e Qershorit; një shumëllojshmëri e treguesve afatshkurta që tregojnë se rritja është ngadalësuar apo ka kthim prapa të shpejtë, sidomos në shtetet kur rastet me Covid-19 po shponin.

Sidoqoftë, çështja është se humbja e Amerikës në duart e koronavirusin nuk ka ndodhur për shkak se fitorja ishte e pamundshme. As se ne si komb ishim të paaftë që të përgjigjeshim. Jo, ne pësuam disfatë sepse Trump dhe ata përreth tij vendosën se ishte në interesin e tyre politik që ta linin virusin që të shpërthente.

Paul Krugman ka qenë kolumnist që nga viti 2000 dhe është poashtu profesor i shquar në City University të New York Graduate Center. Ai ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 2008 për punë e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.

Botuar në New York Times, përkthyer nga klankosova.tv