Si i ofrova shërbim mjekësor falas një vajze, pas kërkesës nga gjyshja e saj

Advertisment

Doktori, Skifter Ymeri nga Mitrovica, ka ndarë sot me miqtë e tij një histori sa rrëqethëse aq edhe motivuese.

Ai tregon se si për shtatë vite i kishte ofruar shërbim mjekësor falas një vajze, kjo me kërkesë të gjyshes së saj, pasi që s’kishin të ardhura financiare, por tregimi nuk mbaron këtu.

Reklame

Vajza ishte shëruar, kishte vazhduar studimet në Austri, derisa gjyshja kishte vdekur dy muaj më pas.

Ajo madje kishte lënë një letër, ku kishte falënderuar gjithë ata që e ndihmuan, ndërsa kishte treguar se mbesa s’ishte e gjakut të saj.

Rrëfimi i doktorit:

Pershendetje për të gjithë shpresoj të jeni me shëndet mirë, dua një rast ta ndajë me gjithe juve familjare dhe shoqeri me kerkesën e pacientit.

Ne vitin 2012 vjen tek ne në ordinancë një person i moshuar (nënë e moshuar) dhe me pyet se a ke mundesi pasi jemi me social mbeses sime tja mundësosh që ti bëjë terapiat falas (me shume knaqesi e pranova) pasi ishte semundja e mbeses që kerkonte trajtim te gjate (ngecje ne motorik) ne i ofruam gjyshes se mbeses qe deri sa te mjekohet lirohet nga cdo pages, ajo pranoi me shume knaqesi deri ne vitin 2015 (kur filloi shkollën e mesme) kur mbesa e kuptoj ajo nga turpi i nderpreu per 7muaj terapit fizikale dhe perseri erdhi Gjyshja dhe me tregoi gjithe historin e mbeses dhe kujdesin qe ja kushtoi gjate gjithe jetes deri tani. Me ndihmen e Gjyshes ne e beme nje marrveshje intime (qe parat per terapit e mbeses tja jipja cdo muaj qe mbesa mos ta ndalte trajtimin) ashtu ndodhi deri ne vitin 2018 (viti kur filloi studimet mbesa), dhe ate vit ne mbyllem ciklin fizioterapeutik pasi gjithcka veqse ishte normale tani per mbesen. Gjyshës une i premtova cdo ndihme per mbesen jetime dhe ajo me shume veshtersi ma kerkoi qe ti ndihmoja qe studimet ti filloi mbesa ku filloi dhe me te mbaruar vitin e parë ju dha mundesia qe studimet ti vazhdoj ne Austri me shume sukses.

Gjyshja ne vitin 2019 ka nderruar jete 2muaj pasi mbesa kishte shkuar ne Austri per vazhdimin e studimeve dhe i kishte lene nje leter mbeses ku ne te shkruhet historia e nje familje qe rriti nje lule ne një vend te mbyllur…

Gjyshja falenderon shitesin e nje dyqani qe ja mundesoi ushqimin falas, djalin e motres qe kujdesej per cdo gjë rreth taksave te shtepise, shoqen e mbeses per dashurin mos te jete e perbuzur mbesa per shendetin e saj dhe mua si fizioterapeut qe kisha mundesin tju dilja ne ndihme rreth tretmanit per mbesen.

Gjyshja në leter shkro se mbesa ime jetime nuk eshte e gjakut tim…
Mbesa pasi mbylli vitin e parë ne nje kongres te organizuar ju kerkua që ta mbajë temen e vetkerkuar “gjyshja e endrrave te mia” ne fund ju tregoi gjithe kete histori dhe ju tha se kjo eshte femijria ime dhe kjo histori eshte ndertuar mbi mua dhe un dua ta ndaj me ju që tju tregoi se vi nga një vend i vogel siq eshte Kosova por aty mund te gjeni formulat e pandodhura psikologjike!!
Dua ti falenderoj gjithë keta persona para jush pasi ne vendim tim eshte vetem një e shemtuar tek njerzit (ju vie turp nga njerzit e mire) kurse tek ju eshte e kunderta ku ju i kerkoni me ngulm keta persona!

Ndoshta kam fatin qe me ndihmuan ata qe kurre smund ti kem familje por me ndihmuan ata qe i dua me shume se nje familje. Nuk e di si eshte ledhatimi i nenes por e di si eshte ledhatimi dhe dashurija e Gjyshes! Nuk e di se si mjeku shpeton diken ne sallen e operimit , por di se si shpeton dikend ne jeten e “turpit”! Nuk e di se si mund te marresh hua nga dikush dhe kurr mos te shenohen ato shuma parash! Nuk e di se si nje njeri i vetem te punoj dhe te mbaje dy shtepi! Nuk e di si nje shoqe e deshiron shoqen qe smund ti fale as buzeqeshjen shkaku i turpit!

Unë një gjë sigurt e di, kur donë Allahu ta ngrit robin e vet nuk ka kush qe e turperon ate, andaj une shume krenare ju prezantoj familjen time qe u kujdes deri tani per mua. Pas disa vitesh shpresoj se do ta botoj librin e pare timin mbi psikologjin familjare ku gjithe keta persona do jene ne librin qe per brezat e ardhshem do jete liber mitologjik..!!

Gjithë jetimet dhe skamnoret e keni deren te hapur ne ordinancen tonë…!!
Skifter Ymeri & E.Pllana