Si rrallë herë, aktorja kosovare Yllka Gashi poston foto me veshje kombëtare

Yllka Gashi është aktorja e njohur kosovare e cila po korrë suksese kudo në botë me profesionalizmin e saj.

Si protagoniste kryesore në filmin vendor “Zgjoi” ajo ka rrëmbyer çmime të shumta globale sa i përket botës së filmit, shkruan lajmi.net.

Reklame

E sot teksa të gjithë artistët e vunë në pah patriotizmin e tyre për nder të 109 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, edhe Yllka Gashi nuk ka hezituar të postojë një foto shumë të rrallë.

Aktorja e suksesshme kosovare ka postuar foto veshur me veshje tradicionale, ku edhe i ka thur lavdata të mëdha.

“Me veshjen kombëtare më të bukurën në botë!”, ka shkruar Yllka sipër imazhit.

Theksojmë se kjo foto u realizua nga Bashkim Hasani në vitin 2008./Lajmi.net/