Si shpërndahet droga në kohë kur bota është e izoluar nga koronavirusi? Interpol zbulon skemat

Kriminelët janë duke përdorur shërbimet e ofrimit të ushqimit si mbulesë për të transportuar drogën dhe mallra të tjera të paligjshme gjatë krizës së koronavirusit, tha organizata e policisë Interpol të enjten.

Interpol tha se kishte marrë raporte nga policia në Irlandë, Malajzi, Spanjë dhe Britani që identifikonin shoferet që transportonin droga të tilla si kokainë, marihuanë, ketaminë dhe ekstazë.

Bllokimet dhe kufizimet e lëvizjeve të njerëzve, të imponuara nga qeveritë në mbarë botën në përpjekje për të penguar përhapjen e virusit, kanë çuar në rritjen e kërkesës për shoferë.

Në fillim të këtij muaji, Policia Kombëtare Spanjolle identifikoi dhe arrestoi shtatë persona të veshur si shpërndarës ushqimesh në Alicante dhe Valencia, tha Interpol.