Si ta largoni natyralisht nikotinën nga trupi juaj?

124

Pini shumë ujë
Uji i pastër është, pa dyshim, mënyra më e fuqishme për të shpëlarë toksinat nga trupi. Uji gjithashtu përbëhet nga vetitë që duket se zvogëlojnë dëshirat e nikotinës për shumë njerëz; Një ide e mirë është të blini një shishe të madhe uji dhe ta mbani të mbushur. Sillni shishen me vete kudo që të shkoni, dhe natyrisht do ta gjeni veten duke pastruar trupin nga nikotina.

Ndryshoni dietën
Një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të ndihmojë trupin që të shpëtojë natyrisht veten nga toksinat e nikotinës. Gjithashtu, konsumimi i shumë frutave dhe perimeve mund të ju largojë nga shtimi i peshës që ndodh shpesh pas lënies së cigares.

Ushtroni
Bëni diçka për të paktën 30 minuta në ditë që kërkon një ushtrim fizik. Ushtrimi, natyrisht, bën që trupi të djersitet i cili në mënyrë të shpejtë detoksifikon trupin. Gjithashtu, aktiviteti fizik i ndihmon disa persona të largojnë stresin i cili shpesh shoqëron dikë që përpiqet të lë nikotinën.

Mbajeni mendjen e zënë
Duke mos pirë duhan dhe, në mënyrë ideale, duke ndjekur këshillat e lartpërmendura – trupi juaj natyrisht do të detoksifikohet dhe shërohet nga përdorimi i kaluar i nikotinës.

Praktikojeni meditimin
Ju nuk duhet të mendoni për mendimet që ju bëjnë të doni të shkoni në dyqan për një pako cigare. Pranoni mendimin, por mos ndërveproni. Këto ndjenja do të veniten, dhe trupi juaj do të vazhdojë të detoksifikohet dhe të shërohet vetë natyrshëm. /ndryshe co/