Si të shpëtoni përgjithmonë nga avulli në xhamat e makinës me këtë truk të thjeshtë (VIDEO)

73

Një nga problemet më të mëdha të drejtuesve të automjeteve gjatë dimrit është veshja e xhamave me avull çka e vështirëson ndjeshëm drejtimin e mjetit, duke ulur shikueshmërinë.

Arsyeja pse formohet avulli në xhama ka të bëjë me temperaturën dhe lagështinë e ajrit.

Në një ditë të ftohtë lagështia e ajrit brenda makinës është e lartë, për shkak të frymëmarrjes.

Ajo kondesohet kur prek xhamat e ftohtë të makinës.

Por edhe ndezja e ngrohëseve duket se shpesh herë e përkeqëson apo nuk e zgjidh problemin.

Kjo video në youtube tregon se si mund t’i jepni fund këtij problemi me një metodë të thjeshtë.

Gjithçka që duhet të bëni është të mbushni një çantë të vogël prej rrobe, me një material që quhet silicë.

Materiali mund të gjendet me çmim të arsyeshëm në dyqanet “Pet-Shop” dhe është po i njëjti që përdoret për rërën artificiale ku kafshët shtëpiake kryejnë nevojat.

Kristalet e silicës kanë aftësinë të thithin aromat e këqia por edhe lagështinë.

Duke e vendosur qesen poshtë sediljes së automjetit, ajo do të fillojë të japë rezultate të qëndrueshme në pak ditë./InfoKosova/

Shiko Videon:

 

Si të shpëtoni përgjithmonë nga avulli në xhamat e makinës me këtë truk të thjeshtë on Vidnews.