Si tingëllon kolla të cilën e shkakton coronavirusi: Cila është temperatura te të infektuarit

Advertisment

Teshtini mjaft, ju rrjedhin hundët dhe ju dhemb koka, po, me siguri jeni të sëmurë, por me siguri nuk e keni coronavirusin

Mjekët paralajmërojnë që pasqyra klinike te pacientët e ndryshëm mund të jetë shumë e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Reklame

Duhet të dini që te një numër i konsiderueshëm të të infektuarve simptoma nuk ka fare. Të tjerët kanë pasqyrë shumë të butë klinike, andaj këtë virus e kalojnë “në këmbë”, gjë që është shumë rrezik nëse nuk i jepet organizmit kohë dhe mundësi që të shërohet.

Mirëpo, është e sigurt që psikologjikisht u është më e vështirë atyre të cilët i kanë disa simptoma dhe gjatë ditëve nga njëqind herë mendojnë “a është ky coronavirusi?”

Me siguri janë në dilemë të madhe ata të cilët vuajnë dy vështirësi aq shumë të përmendura – ata të cilët kolliten dhe ata të cilët kanë temperaturë.