Si trajtohen sëmundjet e rralla?

Shumica e sëmundjeve të rralla janë gjenetike, dhe janë të pranishme gjatë gjithë jetë së një personi, madje edhe nëse simptomat nuk shfaqen menjëherë. Në Evrope nje semundje apo çrregullim quhet i rrallë kur ai prek me pak se 1 ne 2000 persona. Por, si është situata në vendin tonë?

SANI BAJRAMI – PEDIATËR

Reklame

“Në Maqedoni aktualisht si numër në të gjithë Maqedoninë pra llogariten nga tre deri në pesë mijë pacient të cilët trajtohen me sëmundjet e rralla”.

Trajtimi i sëmundjeve të rralla është i shtrenjtë për shkak se duhet të prodhohet ilaçi për shumë pak pacientë. Tek këta persona me sëmundje të rrallë disa organe nuk zhvillohen, për shkak të hormonit të rritjes që pamundëson që këta njerëz të jetojnë normalisht.

SANI BAJRAMI – PEDIATËR

“Në pjesën më të madhe të tyre trajtimi i sëmundejeve të rralla kërkon një trajtim të përjetshëm pra kurimi i tyre është i përjetshëm, tërë jetën duhet të mjekohen me mjekim specifik”.

Ndryshe, vetëm për 5% të njerëzve me sëmundje të rralla ka disa ilaçe në Maqedoni, respektivisht për vetëm 35 llojë të sëmundjeve, për shkak të kësaj, shumë pacientë duhet të sigurojnë ilaçe nga jashtë vendi, por së fundmi pandemia e ka përkeqësuar jetën e këtyre pacientëve, këtë vit, buxheti për prokurimin e ilaçeve është zvogëluar vlerësojnē ekspertët. /tetova1/